Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendim në këtë orë të vonë të së enjtes që të protestojë pas vendimit të Apelit që ka dënuar me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, ka bërë të ditur se protesta e PD do të mbahet më datë 6 Tetor.

Vendi i protestës, por dhe forma apo mënyra se si do të organizohet, nuk janë përcaktuar ende.

Në lidhje me këtë, të premten do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të diskutuar skenarët e protestës.

/tvklan.al