PD dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjedhjet e qershorit. Nënshkrimi i saj është bërë nga kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetari i partisë më të madhe në pushtet dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Xhuveli.
Sali Berisha: “Të dy partitë tona së pari shprehin vlerësimin e madh të bashkëpunimit të ngushtë, luajal dhe të frytshëm 4 vjeçar. PD dhe partia Agrare nuk ka qenë një koalicion i diktuar nga votat. Ky koalicion ka qenë i diktuar nga parimet që këto dy forca politike ndajnë për dy problemet me themelore të zhvillimit të një shoqërie dhe të një vendi, zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit.”
Lufter Xhuveli: “Nënshkrimi i marrëveshjes se sotme me PD-në të cilën unë do ta quaja marrëveshja për fitoren apo marrëveshja e fitores, është një rrjedhim logjik i një eksperience dhe nj bashkëpunimi pozitiv 4 vjeçar midis PD dhe partisë Ambientaliste. Një bashkëpunim i cili rezultoi produktiv, i suksesshëm dhe tepër korrekt.”
Marrëveshja PD-PAA është e dyta e nënshkruar nga PD në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme pas marrëveshjes së nënshkruar më PR në 21 mars./tvklan.al