Partia Demokratike ka zhvilluar mitingun përmbyllës të kandidatit të saj për kryetar të komunës së Kasharit, Besnik Fuçia. Në këtë takim elektorati ishin të pranishëm edhe 6 ministra të cilët dhanë mbështetjen e tyre për kandidatin demokratë.
Ministri i Brendshëm Nishani ka kujtuar faktin e arrestimeve të kryetarëve të kësaj komune, të përfolur për skandalin e tokave dhe ka paralajmëruar arrestime për këdo që tenton të pasurohet me pronat e qytetarëve.
Bujar Nishani: “Kushdo që do të tentojë të shkelë mbi dinjitetin e qytetarit, mbi pronën e qytetarit. Kushdo që do të përdorë pushtetin për tu pasuruar në mënyrë të padrejtë duke manipuluar pronën, duke manipuluar djersën, duke manipuluar vullnetin, duke manipuluar të ardhmen e qytetarit. Qoftë qytetarit më të thjeshtë ai do të jetë përpara ligjit.”
Ndërsa ministri i financave Ridvan Bode ka dhënë edhe një premtim të madh.
Ridvan Bode: “Se Besniku do t’i japi fund ankthit dhe makthit tuaj nga përdorimi abuziv u pushtetit.”
Zgjedhjet në këtë komunë zhvillohen të dielën për postin e lënë vakant pas shkarkimit të kryetarit të saj me vendim qeverie. Në garë marrin pjesë katër kandidatë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani