Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se do të përgjysmohet çmimi i naftës për bujqësinë, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes Dorian Telitit, selia blu e konsideron tallje me fermerët deklaratën e Ramës, që sipas tyre, bëhet për vota përpara zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

“Sot ishte një ditë e keqe për ju! Kryeministri në ikje tentoi t’ju mashtronte sërish para zgjedhjeve dhe nuk mori asnjë vendim që ju lehtëson nga vështirësitë ekonomike. Edi Rama refuzoi të firmosë çekun 1 mjë euro për mbi 100 mijë familje që mbahen me biznesin e vogël. Refuzoi të firmosë çekun 20 mijë lekë për pensionistët, refuzoi të japë një ndihmë minimale për të papunët. Ajo çfarë bëri Kryeministri në ikje ishte një tallje me shqiptarët dhe veçanërisht me fermerët, shtresa më e goditur nga pandemia dhe më e braktisur nga keqqeverisja e tij 7 vjeçare.

Çfarë bëri Edi Rama për bujqësinë në 7 vjet? Vetëm 1 gjë! Rriti taksat për karburantin. A mund t’i besohet dikujt që për 7 vjet vetëm rrit taksat dhe kur do vota thotë se do ta ulë çmimin? Rritja e çmimit të naftës, duke vendosur taksën 240 lekë për litër për qarkullimi , ishte ndër aktet e para të qeverisë së Edi Ramës, prandaj sot ai është i pabesueshëm. Për taksë “Rama” të qarkullimit, fermerët kanë paguar këto 7 vjet më shumë se 100 milionë euro”, deklaroi Dorian Teliti. /tvklan.al