Aldo Bumçi: “Në mbledhjen e radhës të këshillit të rregullimit të territorit të bashkisë Tiranë, e planifikuar për dje po është shtyrë për një datë tjetër vihet re që shumica e projekteve arkitekturore kalojnë nga një kompani e vetme e quajtur Atelier Katër. Brenda një mbledhje të KRT-së Atelier Katër, paraqitet me 14 projekte publike nga 18 gjithsej dhe me 5 projekte private nga 12 gjithsej. Atelier Katër, kompani arkitekturore në bashkëpronësi të Alban Eftimit, ish drejtor i urbanistikës në bashkësinë e Tiranës dhe anëtar aktual i këshillit rregullues të territorit, i propozuar nga kryetari i bashkisë Edi Rama, ç’ka përbën një konflikt të hapur interesi. Si janë kryer tenderët publik në bashkinë e Tiranës. Nuk paska në  Tiranë një studio arkitekturore dhe asnjë arkitekt tjetër që mund të bëjë projekte apo monopolin e të bërit projekte duhet ta ketë patjetër miku i Edi Ramës dhe anëtari i KRT-së, zoti Alban Eftimi. Projekte private, 5 nga 12 projektet e investitorëve privatë për tu pajisur me leje ndërtimi i përkasin atelier 4. Edi Rama urdhëron kompanitë private që të paguajnë atelier 4 nëse duan të marrin leje ndërtimi. Pyesim ndërtuesit e Tiranës, natyrisht përveç Edilit apo Koços, se sa shumë kohë ju merr të marrin një leje ndërtimi. Mesatarja ipas studimit të Bankës Botërore Doing Buissnes është 320 ditë, por duke pasur parasysh që Edili, Koço dhe Delijorgji i marrin shumë më shpejt se sa mesatarja atëherë … një leje do të thotë 1.5 deri në 2 vjet Kohë. Pyesim arkitektët e Tiranës, natyrisht veç Atelier Katër, se sa projekte mund të paraqesin në një mbledhje KRT-je. Shumica e arkitektëve nuk paraqesin dot asnjë sepse Rama ka ngritur barrikadën. Duhet të kalojnë veç përmes Atelier 4. Ky është modeli qeverisës i Edi Ramës, një model qeverisës që i shërben një grushti njerëzve. Ka ngritur një monopol dhe merr vendime në konflikt të hapur interesi. E gjithë kjo do të jetë objekt i një hetimi parlamentar që do të ngrihet së shpejti.”/tvklan.al