Partia Demokristiane e Shqipërisë ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në Fier duke prezantuar 16 kandidatët e saj në këtë qark.
Kryetari Ndoka pasi ka prezantuar kandidatët ka deklaruar se Partia Demokristiane ofron një model qeverisës perëndimor, ku vendimmarrja nuk është atributi i personave të veçantë.
Nard Ndoka: “Pra ne ofrojmë një model qeverisje perëndimore ku politika dhe vendimmarrja bëhet në radhë të parë me parlament, ku sot mos të flitet me terma uni”.
Ndoka i premtoi elektoratit demokristian një mënyrë ndryshe të qeverisjes të një parlamenti të fortë që garanton qeverisjen dhe mban përgjegjësi.
Sipas Ndokës PDK-ja është pjesa kryesore e Polit të Lirisë, rreth të cilit janë bashkuar një pjesë e drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë periudhës 1992-’96 e studentëve të Dhjetorit si dhe ish të përndjekurve politikë./tvklan.al