Lajme Arkiva 2004
Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bën ftesë partive opozitare të marrin pjesë nëpër protestat qytetare, kryetari i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo, lë të kuptohet se nuk do të mbështesë këtë lëvizje të Partisë Demokratike.
Gazetarja: “Do ti bashkëngjiteni protestave?”
Genc Pollo: “Gjithkush ndjek rrugët e veta, gjithkush ka përvojën e tij të gabimeve, sukseseve, mos sukseseve dhe unë nuk do t dëshiroja që të kemi përsëritje të mossukseseve, megjithatë ajo që do të bëjmë ne si forcë e qendrës së djathtë, është që aty ku shikojmë se qeveria socialiste që pretendohet si e ekonomisë së lirë me fakte vepron në mënyrë të tillë që asfikson ekonominë e lirë, ne e para duhet ta denoncojmë dhe e dyta duhet të tregojmë se si bëhet korrigjimi”.
Gjithashtu Pollo denoncon rritjen e çmimit të bukës.
Genc Pollo: “Rritja e çmimit të bukës është krejt abuzive, ajo që ka ndodhur sot nuk rrjedh nga rritja e çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare, por nga tre grosistë, apo 4 grosistë që me dashamirësinë e qeveris po krijojmë monopolin dh i vendosin çmimet sipas qejfit për përfitime maksimale”./tvklan.al