David McAllister është rizgjedhur si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të ri Evropian për pesë vitet në vijim.
McAllister është një anëtar i Unionit Kristian Demokratik Gjerman (CDU) dhe Partisë Popullore Evropiane. Ai e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2017.
David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtë, PE: Ne sigurisht duhet që të mbajmë një marrëdhënie të fortë transatlantike, pavarësisht se kush do të jetë si president në Shtëpinë e Bardhë pas muajit Janar. Ne duhet që të frenojmë një Rusinë gjithnjë e më agresive si dhe të rrisim më tej mbështetjen për Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes dhe anëtarësimit në BE dhe NATO. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për fqinjët tanë me të afërt, partnerët në Ballkanin Perëndimor.
Pritet që më 4 Shtator të zgjidhen raportuesit e rinj të PE-së për Shqipërinë Ballkanin Perëndimor. Nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Isabel Santo-s për hartimin e raporteve vjetore mbi situatën politike në vendin tonë.
Portugezja e majte Santos nuk është zgjedhur eurodeputete në ketë mandat te Parlamentit Evropian. Para saj Raportuesi i PE për Shqipërinë ishte politikani i majte gjerman tashme në pension Knut Fleckenstein.
Klan News