20 Gushti është dita kur mijëra besimtarë bektashinj dhe shumë të tjerë i ngjiten malit të Tomorit.
Janë rreth 100 mijë pelegrinë që udhëtojnë në këtë ditë të vitit për në Kulmak, e tashmë ata që nisen nga Poliçani për në Teqenë e Kulmakut, do të bëjnë një udhëtim të rehatshëm e do të jenë për më pak se një orë në këtë vend të shenjtë nëpërmjet rrugës së shkurtër të ndërtuar faqes së malit nga Pronoviku.
Rruga është rikonstruktuar plotësisht me fonde të qeverisë dhe të çon deri në piken më të lartë të Tomorit, aty ku ndodhet varri i Abaz Aliut.
Për të mirëpritur pelegrinët janë marrë të gjitha masat që ata të strehohen pranë teqesë.
Zalo Qato: “Rruga nga Teqeja deri këtu në ABaz Ali është bërë njëkalimshe dhe makinat, foristradat kalojën në mënyrë të shkëlqyer dhe të këmbehen 2 makina në çdo vend. Janë marrë të gjitha masat hijeno sanitare duke arritur deri dhe kosha për të hedhur mbeturinat që njerëzit do rrinë nga data 19 deri në datën 26 duke ardhur dhe duke ikur or të fjetur një natë aty dhe të gjitha masat e tjera për ujin e pijshëm janë marrë sivjet ën mënyrë të shkëlqyer. Ndriçimi është bërë në mënyrë të shkëlqyer dhe të gjitha këto janë bërë me porosinë e kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi.”
Drejtoria e Policisë së Beratit ka hartuar një plan të detajuar masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit përgjatë pesë ditëve të tij.
Madje burime nga policia e Beratit, njoftojnë pelegrinët se në të katër rrugët që të çojnë në malin e Tomorit, nga fshati Pronovik, Çorovoda, Gramshi apo Korça, nuk do të lejohen t’i ngjiten malit makina të tonazhit të lartë apo mjete transporti me mbi 20 pasagjerë./tvklan.al
Gazetarja: Irma Toptani