Kualifikimi në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve ia ka sjellë Barcelonës një përfitim të madh ekonomik. 18 pikët aktuale në klasifikim i kanë dhënë 12.6 milionë Euro fitime blaugranave për gjashtë fitoret.

Kësaj shume do t’i shtohen edhe 18.6 milionë të tjera për pjesëmarrjen, si edhe 11 milionë që klubi i përfiton për marrjen pjesë në fazën e dytë.

Në total janë 41.2 milionë Euro të siguruara, por që mund të shtohen edhe me dhjetë më shumë nëse katalanasit dalin në krye të grupit.

Nëse më pas, mund Atalantën, shuma shkon në 53.3 milionë, raporton spanjollja “AS”. Një shifër e ngjashme do të jetë nëse Barcelona e mbyll në vend të dytë raundin e parë të kompeticionit.

Rreth 50 mln euro janë një shifër e konsiderueshme për një klub që në vitet e fundit ka vuajtur financiarisht. Me 18 pikë dhe një golavarazh ​​+15 janë të pozicionuar në vend të dytë, një fitore larg Liverpool-it, i cili ka 21 pikë dhe golavarazh +13 . që të dalë në vend të parë,

Barça duhet që të mposhtë Atalantën dhe Liverpoolin, e mund t’i lejojë vetes një humbje në Eindhoven kundër PSV-së. Blaugranat do ta mbyllnin të parët në renditjen e Championsit falë një golavarazhi më të mirë.

Klan News