Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky nënshkruan në Davos të Zvizrës , një marëveshja bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Marrëveshja 10-vjeçare e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës është publikuar në faqen zyrtare të presidencës ukrainase, ku theksohet se marrëveshja përfshin bashkëpunimin për prodhimin e armëve, shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit dhe trafikut, si dhe mbështetjen e ndërsjellë për anëtarësimin e njëri-tjetrit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991”, thuhet në marrëveshje.
Një prej pikave kryesore të këtij dokumenti përcakton se:
Shqipëria do të vijojë të ndihmojë forcat e armatosura ukrainase, sidomos në programet trajnuese në gjuhën angleze për pilotët dhe teknikët ukrainas. Ndërsa mbështetja ushtarake e Shqipërisë për Ukrainën sipas marrëveshjes “do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë si në periudhën 2022-2024″.
Po ashtu është konkretizuar edhe iniciativa për prodhimin e përbashkët të municioneve luftarake mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Kjo pikë në marrëveshje pasqyron vullnetin e të dyja palëve për t’u përfshirë në industrinë e prodhimit të armëve dhe municioneve luftarake, por do të duhet të pasohet nga një plan dhe një marrëveshje konkrete.
Ndërkohë që sa i përketë masave dhe sanksioneve në këtë marrëveshje përcaktohet se Shqipëria mbështet masa kufizuese të vendosur ndaj Rusisë nga Bashkia Europian, dhe se do të vazhdojë t’i vendosë sanksione Rusisë. Po ashtu përcaktohet se Shqipëria do të konsiderojë mbylljen e porteve detare për anijet ruse deri sa të vendoset integriteti territorial i Ukrainës.
Ndërkohë që Shqipëria zotohet edhe për ndihmë humanitare të pastrimit të minave në Ukrainë, si dhe do mbështesë rikuperimin, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës. Kjo marrëveshje ka në total 81 pika, dhe u nënshkrua më 21 Janar 2025 në Davos.
Klan News