Një zjarr i madh ra paraditen e kësaj të enjteje në një magazinë në qytetin e Shkodrës. Siç raporton gazetarja Emi Kalaja, flakët rrezikuan një gomisteri ngjitur, megjithatë ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse bëri që flakët të viheshin shpejt nën kontroll.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përpos forcave zjarrfikëse, në vendin e ngjarjes shkoi edhe policia, e cila nëpërmjet hetimeve pritet të zbardhë dhe shkakun e rënies së zjarrit./tvklan.al