Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Duke filluar qysh nga ora 9:00, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si edhe një pjesë e unazës së qytetit ishin dëshmitarë të vrapimit të madh, Maratonës së Popujve. Pikënisja nga sheshi “Nënë Tereza dhe nga gjithë gjatësia e përshkruar prej 21 km u bë për një qëllim, për nder të Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj.
Ata që morën pjesë në këtë maratonë ishin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të ndryshme të Europës. Vrapuan së bashku të gjithë për të krijuar edhe një imazh të ri të popujve në këtë fillim të shekullit të ri.
Maratonisti:- “Unë vijë nga Kosova, këtu kam marrë pjesë në këtë gjysmë maratonë, prandaj kam përfaqësuar Kosovën. Unë ndihem i kënaqur për këtë vrapim që bëhet për nderë të Nënë Terezës”.
Pjesëmarrës të tjerë nga vende të ndryshme thonë të njëjtën gjë. Kështu pas dy orësh, kur u përshkrua itinerari nga sheshi “Nënë Tereza”, ura e rrugës së “Elbasanit”, sheshi “Skënderbej” dhe përsëri në sheshin “Nënë Tereza”, vrapuesit pjesëmarrës krijuan njohje të reja midis tyre. U njohën më shumë me Shqipërinë duke krijuar një imazh të ri për shqiptarët dhe kjo u arrit në saj të shpirtit të madh të Nënë Terezës në prag të shenjtërimit të saj./tvklan.al