Lajme Arkiva 2003
Grindja mes dy familjeve që shfrytëzonin zhavorrin në shtratin e lumit Mat ka përfunduar me vrasje në fshatin Gurrëz të Kurbinit. Kolec Gjeloshi është vrarë nga një breshëri të shtënash automatiku ndërsa ekspertiza policore ka gjetur edhe gëzhoja të një pistolete tip zastava.
Vrasësit kanë lënë në vendngjarje dy armët e krimit. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shpallur si autor të vrasjes vëllezërit Zeneli dhe tashmë është në kërkim të tyre. Grindjet ndarjet familjeve Gjeloshi dhe Zeneli kishin nisu që më parë për shkak të një lavatriçeje inertesh e vendosur në fshatin e tyre dhe që shfrytëzonte zhavorrin e lumit Mat.
Duket se dy familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme që kanë përfunduar me vrasjen e Kolec Gjeloshit./tvklan.al