Nga ndeshja e sotme Kroaci-Turqi do të dalë gjysmëfinalisti i dytë që do të përballet me Gjermaninë.
Kroatët e Slaven Bilic do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e mirë të ndeshjeve në grupe, por Bilic nuk do të ketë mbrojtësin, Dario Knezeviç dhe sulmuesin Igor Budan, ndërsa nga ana tjetër Fatih Terimit i duhet të zgjedhë mes 17 futbollistëve 11-tshen e tij.
Mbrojtësi Servet Xhetin ka një dëmtim në gju, kapiteni Emre Belozoglu është i dëmtuar në pulpë.
Emre Gynyr, Tumer Metin dhe këta të dëmtuar, ndërsa portieri Volkan Demirel e Mehmet Aurelio janë të pezulluar për shkak kartonësh.
Turqia ka qenë ekipi më luftarak deri tani në Euro 2008. E ka treguar në të gjitha ndeshjet e grupit.
Në letra Kroacia është favorite e kësaj ndeshje, por takimi do të jetë i ekuilibruar. Fituesit do të përballet me Gjermaninë në Bazel./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe