Lajme Arkiva 2003
Çesk Zadeja, traditë e muzikës shqiptare. Nën këtë emër janë zhvilluar në kryeqytet disa aktivitete kulturore kushtuar figurës së kompozitorit të njohur të muzikës shqiptare.
Aktivitetet kanë nisur në sallën me të njëjtën emër “Çesk Zadeja”, pranë Akademisë së Arteve ku janë mbajtur kumtesa dhe diskutime kushtuar jetës dhe veprës së kompozitorit me pjesëmarrjen e personaliteteve të fushës së muzikës si dirigjenti Eno Koço, Zhani Ciko, Haxhi Dalipi, Fatmir Hysi etj.
Emri i madh i Çesk Zadesë ka bërë një histori të veçantë në muzikën shqiptare. Ai është kompozitor i shumë veprave simfonike të cilat janë interpretuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një koncert të madh vokalo-simfonik, interpretuar nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, korit Paks Day nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço.
Ndër të tjera në këtë koncert është interpretuar edhe himni i flamurit i cili për herë të parë është orkestruar nga Çesk Zadeja në vitin 1984.
Nuk mund të lihej pa u përmendur në këtë koncert edhe humbja e kompozitorit tjetër të njohur shqiptar Ferdinand Deda kujtimi i të cilit është nderua me 1 minutë heshtje nga të pranishmit./tvklan.al