Një 61-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike këtë të hënë në fshatin Moglicë të Maliqit. Mjeti bujqësor që ai drejtonte u përmbys dhe për pasojë ai ndërroi jetë.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Policia nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
“Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”, njoftoi policia./tvklan.al