Ndonëse jo me të njëjtin intensitet , reshjet e 24 orëve të fundit, kane krijuar probleme në shumë rajone të vendit. Për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet, në zonat ka qenë ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ai u ndal fillimisht ne Kurbin ku diskutoi me autoritetet lokale, mbi masat  që janë marrë dhe do të merren për të përballuar situatën. Sipas tij të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri të plote për të parandaluar fenomenet e shkaktuara nga moti i keq.

Lulzim Basha: “Të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit e tyre këtu janë në punë, prefekti dhe grupi, shtabi i ngritur me këtë rast po bën evidentimin orë or orë të situatës dhe po merr masat përkatëse. Të gjithë hidroforët janë në funksionim të plotë, kanalet po kështu po kryejnë punimet  e tyre, energjia nuk ndërpritet në asnjë çast, institucionet e tjera janë në mbështetje të institucioneve vendore, policia e shtetit sipas rastit edhe forcat e tjera siç janë forcat e ushtrisë.”

Me pas Basha ka vizituar fshatrat e përmbytura në Qarkun e Lezhës. Duke e cilësuar situatën si problematike, ministri i Brendshëm tha se ndërhyrjet e kryera para dhe pas reshjeve kanë qenë efiçente. Sipas tij te gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë prekur nga  përmbytjet do të inspektohen për të përcaktuar dëmet dhe për tu ardhur në ndihme.

Lulzim Basha: “ Porositë e dhëna janë ndjekur me përpikëri, puna po koordinohet dhe me këtë rast dëshiroj të përgëzoj prefektin Dajçi dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të pushtetit vendor. Ne jemi në ndjekje të situatës, do të vazhdojmë ta ndjekim dhe shpresoj që në këtë kuadër të gjithë institucionet, po të gjithë faktorët të bashkëpunojnë. Mesazhet e faktorëve politik duhet të jenë për bashkëpunim, nuk duhet të jenë mesazhe propagandistike. Duke nisur nga vetë qyteti i Tiranës që ka probleme shuam ët rënda sa herë që kemi reshje të dendura.”

Edhe pse ka ardhur në përmirësim, situate e motit në vend është shoqëruar me reshje të shumta shiu në Shkodër, Durrës,  Librazhd  e Korçë me shumë toka bujqësore të përmbytura dhe lumenj të tej fryrë që rrezikojnë të dalin nga shtrati i tyre./tvklan.al