Vrojtohen 2 galaktika në përplasje me njëra-tjetrën me një shpejtësi prej 3.2 mln km/orë. Në formë spirale dhe pranë njëra-tjetrës në një grup prej 5 galaktikash, dy qendroret u përfshinë në një prej përplasjeve më të forta e dhunshme te Universit, për aq sa ne njohim.
Si pasojë, valët e prodhuara u shperndanë me një shpejtësi prej 440 km/sek duke provokuar në disa zona të hapësirës edhe ndarjen e elektroneve nga atomet e duke lënë pas një sasi gazrash shumë të ngarkuar eletrikisht.
Këto pluhura mbërritën deri në objektivin e Ëeave, një instrument i montuar në teleskopin La Palma në Canarie nën drejtimin e një bashkëpunimi ndërkombëtar.
Impakti, rindërtimi i valës së prodhuar si pasojë dhe detritet e lëna pas janë rezultati i një pune të plotë të Ëeave që për qëllim ka formulimin e dokumentimin e historisë së krijimit të galaktikave, përfshirë këtu edhe atë tonën, Rrugën e Qumështit. Ngjarja ka ndodhur rreth 290 mln vite dritë larg Tokës.
Klan News