Plagoset kreu i Njësisë dhe një qytetar tjetër
Ky është momenti kur kryetari i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni, i mbetur i plagosur me armë zjarri mbërrin në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai u qëllua tre herë me pistoletë pas mesdite, pak minuta pasi kishte dalë nga zyra. Ndërkohë mësohet se ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Në spitalin e Traumës mbërriti i plagosur edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Altin Marku, i cili u arrestua pas disa orë kërkimi.
Është ende e paqartë sesi ky i fundit është plagosur, por burime nga blutë e Lezhës bëjnë të ditur se mes autorit dhe administratorit të Lezhës mund të ketë patur një shkëmbim zjarri.
Zyrtarisht Policia tha se ngjarja u regjistrua pas një sherri që dyshohet të ketë nisur rreth orës 13:30, në fshatin Kallmet në zyrën e Njësisë Administrative mes Simonit dhe shtetasit Altin Marku.
Ky i fundit dyshohet se pas konfliktit verbal, e ka ndaluar në rrugë zyrtarin dhe më pas e ka qëlluar atë disa herë.
Grupi hetimit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes morri disa dëshmi për sherrin, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së saj.
Tv Klan