Në mediat italiane, prej ditësh është përfolur për një përplasje mes trajnerit të Milanit Sergio Conceicaso dhe këshilltarit të pronarëve, Zlatan Ibrahimovic.

Megjithatë, vetë suedezi i ka mohuar këto zëra, duke thënë se nuk janë të vërteta. Sipas tij, drejtuesit kanë besim të trajneri Conceicao.

“Nuk kam debatuar kurrë me trajnerin Conceicao. Kam lexuar shumë gënjeshtra. Nuk është e vërtetë që unë kam pasur përplasje me të. Kemi shumë besim te trajneri. Do ishte mirë të debatonim me të, sepse më mungon adrenalina”, deklaroi Ibra.

Pas fitores me Veronën në kampionat, Milani ka një ndeshje të vështirë në Champions League, aty ku duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 ndaj Feyenoord. /tvklan.al