Në kuadër të krizës globale financiare projektbuxheti i vitit 2009 në hartim e sipër nga qeveria nuk përbën një kërcënim për stabilitetin tonë makroekonomik, përkundrazi ky buxhet që tejkalon shifrën e 380 miliard lekëve tenton të kthejë deficitin brenda parametrave të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Përveç kësaj sipas Petraq Milos, këshilltari i kryeministrit për financat, për etikat fiskale dhe gjatë 2009-tës nuk do të sjellin impulse inflacioniste në ekonomi duke vijuar me rritjen ekonomike përtej vlerës 6%.

Petraq Milo: ”Nuk është absolutisht një buxhet, përkundrazi i ushqimit, dmth, i për të influencuar qoftë një situatë inflacioniste apo një situatë krize, absolutisht jo. Ruan parametrat, të cilat vazhdojnë në përmirësim e sipër. Kemi një buxhet, i cili mbi 380 miliard lekë, me një ulje të ndjeshme të deficitit buxhetor, nën 5%. Buxheti do përqendrohet në investimet publike, do vazhdohet me po të njëjtën politikë të prioritetit të rritjes së pagave të ulëta, të pagave të arsimtarëve, të shëndetësisë”./tvklan.al