Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga funksionet e punonjësit të policisë rrugore të Tiranës, specialistin për hetimin e aksidenteve O.Gj.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nga hetimet rezultoi se pas një aksidenti në datë 12 Nëntor 2017, oficeri i hetimit të aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi punonjesin e Policise Kufitare te Kakavijes, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”./
tvklan.al