Anija patrulluese e Marinës italiane Libra është në ujërat ndërkombëtare në jug të gadishullit të Lampedusa-s duke pritur që të ngarkojë në bord të tjerë azilkërkues afrikanë të shpëtuar në det për t’i nisur drejt kampeve që janë ngritur në Shëngjin e Gjadër. Sipas ministrit të Brendshëm Piantedosi transferimi i azilkërkuesve drejt Shqipërisë do të mund të rifillojë sapo të krijohen kushtet logjistike.

Mateo Piantedosi: Kam besim se me dekretin për shtetet e sigurta të ditëve të fundit mund ta kapërcejmë mungesën e vlefshmërisë nga autoriteti gjyqësor dhe operacionet mund të rifillojnë. E gjithë kjo është një vrojtim i një rregulloreje evropiane tashmë në fuqi për vitin 2026 dhe vendet e tjera madje po diskutojnë për ta parashikuar atë. Çështjet gjyqësore zgjidhen brenda sallës së gjyqit. Kur të ketë një vendim nga gjykatat eprore, do të përcaktohet kuadri ligjor.

Piantedosi nuk dha shumë detaje për orarin e nisjes, por sipas mediave italiane anija Libra pritet në portin e Shëngjinit në ditët në vijim.

Në bordin e saj ndodhet një grup i vogël prej 9 azilkërkuesish, sipas komunikimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Aty u krye një kontroll paraprak i kujdesshëm nga autoritetet italiane te kufirit për t’u siguruar që ata janë persona që t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara. Anija pret të të ngarkojë më shumë azilkerkuesish për të arritur një numër të përshtatshëm, pas polemikave për kostot e transferimit në Shqipëri.

Kontigjenti i parë në Shëngjin, prej 16 azilkërkuesish i transportuar nga anija Libra u kthyen më pas në Itali me vendim të Gjykatës së Romës. Së fundmi gjykata e Katanias ka vënë në pikpyetje listën e shteteve të sigurta të qeverisë Meloni duke sanksionuar faktin se Egjipti nuk është një vend i sigurt ndaj të ardhurit nga ky shtet nuk mund të nisen drejt Shqipërisë.

Autoritetet italiane duam që të shmangim përsëritjen e rasteve të ngjashme.

Klan News