Lajme Arkiva 2003

Vetëm pak muaj më parë ka mbushur plot 85 vjeç, por as mosha e thyer dhe as gjendja fizike jo shumë e mirë nuk e kanë penguar piktorin e njohur  shqiptar Ibrahim Kodra të pranojë ftesën e shteti shqiptar për të ardhur për të katërtën herë në Shqipëri ka qenë një ftesë e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve e mbështetur edhe nga ministrja e Kulturës Arta Dade ajo që ka bërë të mundur risjelljen e piktorit shqiptar, tashme me famë botërore si i fundit piktor në rrymën e kubizmit, pasardhës i Picassos.

Abaz Hado: Ajo që është kryesore është që ne të sjellin një retrospektivë të tillë për të pasuruar komplet veprimtarinë e tij të këtyre viteve kështu që publiku shqiptar do të ketë rastin e mirë të njihet me të gjithë veprimtarinë e Kodrës në momentet më kryesore dhe emrin që ka bërë ai në Itali, në Milano dhe më gjerë.

Kritikët dhe adhuruesit e Kodrës në Itali dhe në mbarë botën pohojnë se piktori ka mbi 6000 punime në krijimtarinë e tij artistike por vendi i tij i lindjes Shqipëria e ka ndjerë shumë pak prezantimin e veprës origjinale të piktorit tashmë me ardhjen e tij në Tiranë do të bëhet e mundur edhe prezantimi para publikut i 40 veprave origjinale të tij të cilat do të ekspozohen përpara Galerisë Kombëtare  të Arteve.

Kodra do të mbërrijë në Tiranë në datën 13 Korrik dhe do të qëndrojë deri në datën 20 ndërsa agjenda e tij do të jetë e ngarkuar me takime ekspozita etj. Ndër vizitat në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Ibrahim Kodra do të vizitojë edhe vendin e tij të lindjes fshatin Ishëm./tvklan.al