Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Lushnje. Për këtë arsye policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Erbion Çërraga. Uniformat blu njoftuan se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe 26-vjeçarit Ardian Ymeri.
Ky i fundit, sipas policisë, ka marrë dëmtime të rënda si pasojë e goditjeve me thikë. Aktualisht Ymeri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Lushnjes.
Ndërkohë ndaj autorit rëndojnë dy vepra penale, si “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al