Një 55-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri një shumë të majme parash të padeklaruara.

Mësohet se G.M, banues në Kosovë, në momentin që ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës doganore, është ndaluar nga Policia, të cilët nga kontrolli që kanë ushtruar i kanë gjetur këtij personi 16 mijë Euro, të cilat më pas janë sekuestruar bashkë me sende të tjera me vlerë.

55-vjeçari po përpiqej t’i kalonte të hollat në kundërshtim me ligjin, pa i deklaruar sipas rregullave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar, G.M, 55 vjeç, banues në Kosovë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shkruhet në njoftimin  e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al