Një plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen nr. 6 në Durrës. Një 45-vjeçar me iniciale R.Ll., ka sulmuar 60-vjeçarin me iniciale V.P., për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimit të policisë, 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai është arrestuar brenda pak minutash nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.
Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./tvklan.al