Euroleague është gati që të bëjë një hap të madh për të arritur një komepticion më modern dhe të barabartë, bazuar në rregulloren e Fair Play Financiar dhe duke aplikuar një limit pagash si ai në NBA.
Objektivi është që të arrihet një stabilitet më i madh në klube, veçanërisht te 13 aksionerët aktivë që janë pjesë e asamblesë.
Synimi është që të arrihen nivele të barabarta shpërblimi për të gjitha skuadrat bazuar në mesataren e të ardhurave të përbashkëta të klubeve dhe jo në atë që merr një ekip i vetëm, raporton spanjollja AS.
Synimi është të harmonizohen modelet e ndryshme tatimore që ekzistojnë në kontinent duke vlerësuar shifrat para taksave, duke bërë që të mos dëmtohen ekipet nga shtetet me taksa më të larta, siç është rasti i Spanjës në krahasim me të tjerët, si Greqia, ku është më e ulët.
Sistemi i ri do të prezantojë tre nivele të pagave; Minimalja, Bazikja dhe e larta. Të tre do të llogariten në bazë të të ardhurave mesatare të klubeve (nga shitja e biletave, menaxhimi komercial, televizioni…) për dy sezone.
Këto nivele do të përcaktojnë shpenzimet minimale dhe maksimale për pagat për çdo klub, ndërsa “lejojnë përjashtime për lojtarë të caktuar me synimin për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet më të mirë.”
Klan News