Tetë persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet dyshojnë se ata kanë humbur jetën për shkak të helmimit nga karboni i monoksidit gjatë festimeve në natën e Vitit të Ri.
Sipas mediave, viktimat janë banorë vendas të qytetit Tribistovo. Bëhet fjalë për 4 meshkuj dhe 4 femra të moshave nga 18 deri në 20 vjeç.
“Me shumë mundësi janë asfiksuar”, tha komisioneri i policisë rajonale Milan Galic.
Trupat e pajetë të të rinjve u zbuluan të premten nga një mik i tyre që qëndronte në një vilë tjetër. Sipas dëshmisë së këtij personi, të gjithë viktimat ishin pa ndjenja të shtrirë në tokë.
Për shkak të kësaj ngjarje, 2 Janari ka qenë ditë zije për boshnjakët. Flamuri u ul në gjysmë shtizë ndërsa media shtetërore ndryshoi programin që ishte parashikuar./tvklan.al