Sherifi i një qarku në Kaliforni vrapoi 2.4 kilometra përmes një zone, e cila ishte përfshirë dhe shkrumbuar nga flakët për të shpëtuar dy qen dhe këlyshët e tyre.

Trevor Skaggs i gjeti Rottweilers të braktisur në një park të Kalifornisë veriore. Ata ishin të lodhur dhe tepër të uritur, megjithatë qeni mashkull nuk arriti që të mbijetonte.

Pasi gjeti kafshët ai i ushqeu dhe më vonë u çuan në aeroportin Chico, të cilët tani janë nën kujdesin e Grupit të Katastrofave të Kafshëve në Luginën e Veriut.

“Kanë qenë disa ditë të tmerrshme për komunitetin tonë dhe ne jemi mirënjohës që jemi në gjendje të ndajmë këtë histori të mahnitshme,” është thënë për BBC nga zyra e sherifit.

Ndërkaq grupi që merret me kujdesin e kafshëve ka thënë se ata po kujdesen për më shumë se 60 kafshë të mëdha, duke përfshirë lopë dhe kuaj dhe më shumë se 80 kafshë shtëpiake që janë shpëtuar që nga fillimi i zjarreve në Kaliforni.

Ndërkaq zjarri ka djegur më shumë se 360 mijë hektarë në një zonë të madhe në qytetin e Los Angeles, ku  vetëm 12% e të cilit është i kontrolluar. Në dy qarqet e vendit rreth 8 mijë banorë janë detyruar të largohen për shkak se banesat e tyre rrezikoheshin nga flakët./tvklan.al