Policia e Lezhës ka vënë në pranga në flagrancë një 37-vjeçar. Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve se ai dhunonte bashkëshorten.

Kur policia ka kontrolluar banesën e tij ka gjetur atje një pistoletë dhe municion luftarak.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe municionit”, njoftoi policia./tvklan.al