Lajme Arkiva 2004
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka shpëtuar gjatë tre muajve 10 vajza nga trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion.
Drejtori i Policisë së Tiranës Albert Dervishi është shprehur në fund të tre mujorit se goditja e trafikut të qenieve njerëzore dhe në veçanti femrave, ka qenë një nga angazhimet kryesore të punës së bluve në muajt e parë të 2004.
Drejtori i Policisë Tiranë Albert Dervishi: Gjatë këtyre tre muajve, nga ndjekja e këtij trafiku janë evidentuar 8 raste të veprave penale të mësipërme, janë shpëtuar 10 femra nga trafikimi dhe janë ndjekur penalisht 13 autor. Në kuadër të punës pirr goditjen e bazës së këtyre trafiqeve janë sekuestruar 2 motele të cilat përdoreshin për ushtrim prostitucioni etj.
Gjatë muajve që vijnë drejtori Dervishi rendit goditjen për trafikun dhe vjedhjen e makinave si element kryesor të punës ndërsa masa të forta sigurie janë marrë edhe në komisariatin në Rinas, në kuadër të planit anti-terror, si dhe për kapjen e personave në kërkim që kërkojnë të lëvizin nga kjo pikë kalimi./tvklan.al