Masa të forta sigurie ka marrë policia e shtetit dhe policia rrugore për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë ditës së protestës në Tiranë.
Bulevardi “Dëshmorët e kombit” do ti nënshtrohet kontrolleve të forta policore gjatë orëve të mbrëmjes. Policia rrugore ka ndaluar kategorikisht qarkullimin dhe parkimin e mjeteve në bulevard që në orën 22:00.
Ndalimi i qarkullimit dhe qëndrimi të mjeteve është i vlefshëm dhe për fugon dhe studio të lëvizshme televizive, gjë që pengon transmetimin direkt të protestës nga televizionet.
Një nga pikat e njoftimit ku bëhen të ditura masat që do të merren nga policia rrugore shprehet se në këto kufizime për ndalimin e qarkullimit dhe të parkimit të automjeteve janë të përfshira dhe studio televizive dhe mjete të tjera lëvizëse që përdoren për këtë qëllim të gjitha televizioneve.
Redaksia e informacionit në televizionin Klan, kërko nga drejtoria e policisë së Tiranës dhe Ministria e Rendit të anulojë këtë urdhër pasi kjo është një mënyrë censurimi, për të mos transmetuar në kohë zhvillimet e protestës së datës 20 Mars.
Regjia e TV Klan është e gatshme që për arsye sigurie mjetet saj ti nënshtrohen çdo lloj kontrolli policor gjatë qarkullimit në bulevard.
Ndërkohë plani i masave për sigurinë e kryeministrisë do të jetë i njëjtë. Kordonët blu do të rrethojnë godinën e qeverisë së bashku me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Garda do të ruaj objekte shtetërore nga lartësitë apo nga brenda objekteve. Përveç ndërhyrjes së Tiranës, mjete që do të transportojë pjesëmarrësit në mitingun e lëvizjes “Nano ik” kësaj radhe do të kontrollohen imtësisht edhe në hyrje-daljet e disa qyteteve nga vijnë, kryesish për armëmbajtje.
Për të menaxhuar pa incidente kohën e qëndrimit të protestuesve përpara godinës së qeveritarëve, forcat e rendit në vijën e parë janë munduar të ruajnë qetësinë, të mos provokohen dhe nuk do të kenë armatime me vete.
Bllokimi i sheshit për mjetet do të fillojë në orën 22:00 të mbrëmjes dhe Tirana pritet gjatë natës ti nënshtrohet kontrolleve të forta edhe në kuadër të planit të masave antiterror./tvklan.al