Lajme Arkiva 2004
Subjektet private kanë qenë në qendër të një aksioni të policisë së Tiranës . Në objektivin e këtij kontrolli ishte regjistrimi i këtyre tatim paguesve, kontrolli i përdorimit të dokumentacionit për tatim paguesit dhe të tjera detyrime tatimore. Për më tej një nga drejtuesit e tatimorëve të Tiranës thotë:
“Është për të sensibilizuar kryesisht opinionin e biznesit të vogël për regjistrimin e tyre, pasi sipas procedurave tatimore, afati i përfundimit të regjistrimit është 31 marsi. Deri sot që po japim këtë intervistë te ju janë regjistruar rreth 60% e subjekteve që duhet të regjistrohen”.
Në këtë kuadër është ushtruar kontroll në subjektet që zhvillojnë aktivitetin e tyre në bulevardin “Zogu i parë” në rrugën “Mine Peza” dhe në zona të tjera, ndërsa në kontroll janë përfshirë 20 grupe ose thënë ndryshe 100 efektiv të policisë tatimore./tvklan.al