Polonia merr presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian, në këtë ditë të parë të 2025-ës kur Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare me të drejta të plota të hapësirës Schengen.
Mbështetja e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian është një prej prioriteteve të kësaj presidence, por sfida më e vështirë është afrimi me unionin i Ukrainës në luftë me Rusinë dhe Gjeorgjisë e Moldavisë ku muajt e fundit Moska po shndërrohet në një faktor tepër aktiv destabilizues.
E vështirë situata është me Gjeorgjinë ku qeveria pro-ruse e Irakli Kobahidzes ka pezulluar rrugëtimin europian deri në 2028-ën.
Nga kjo e mërkurë, bullgarët dhe rumunët nuk do i nënshtrohen më asnjë lloj kontrolli në pikat tokësore kufitare kur udhëtojnë drejt vendeve të tjerë të Bashkimit Europian, falë përfshirjes së plotë në hapësirën e përbashkët të lëvizjes së lirë.
Dy anëtarët BE-së nga ish-bllokut komunist u bënë anëtare me të drejta të kufizuara të Shengenit në Mars të vitit të kaluar, pasi Austria hoqi ndaj tyre veton me kushtin që deri në fund të vitit, të përparonin mjaftueshëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Nga Marsi 2024, kontrollet u hoqën vetëm për portet dhe aeroportet.
Tv Klan