Polonia do të kërkojë hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë.
Zëvendëskryetari i Parlamentit të Polonisë, gjatë një takimi që zhvilloi në Tiranë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi ka deklaruar se vizita e tij ka për qëllim mbështetjen e hapur të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat.
“27 eurodeputetët polakë – tha zëvendëskryetari i parlamentit – do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian”.
Tv Klan