Ferdinand Poni: “Konferenca e nëntë ministeriale të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor i kushtohej liberalizimit të vizave, migrimit ilegal, krimit të organizuar dhe luftës ndaj korrupsionit. Blloku i parë ndoshta nga më të rëndësishmit ishte diskutimi lidhur me regjimin e liberalizuar të vizave dhe një analizë e rezultateve të çd0o vendi. Ministria pati si qëllim të dëshmonte rezultatet e admirueshme, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme që ne në mjaft pak kohë kemi arritur krahasuar dhe me shtetet e tjera të rajonit, një proces që kemi filluar liberalizimin që në 2008, që na lejoji gjithashtu të kërkonim që Shqipëria pavarësisht mbledhjes së komisionit evropian të qershorit, pse jo të trajtohet në bllok. Të ketë një zgjidhje të përbashkët për gjithë rajonin. Ne falënderuam në mënyrë të veçantë përveç ndërhyrjes tonë për të deklaruar vullnetin dhe arritjen e qeverisë shqiptare, arritjet e shkëlqyera të qeverisë shqiptare edhe mbështetjen dhe sportin që në konferencë ministri Maroni dha për Shqipërinë dhe për vlerësimet maksimale për ecurinë e deritanishme për procesin si dhe interesin e veçantë të Italisë që Shqipëria ta përfitojë këtë sëbashku me shtetet e tjera.”/tvklan.al