Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Porti i Durrësit gati për investime. Tashmë janë pastruar dy mijë metra katror shesh në territorin portual. Prej ditësh po punohet për pastrimin e sipërfaqes së tij nga mbeturinat prej guri e betoni. Disa nga magazinat e vjetra, kanë filluar të shërbejnë, kurse disa të tjera do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Të gjitha këto veprime, po kryen me fondet e vetë portit detar.

Këto punime po bëhen për t’i paraprirë investimeve të Bankës Botërore, të cilat në seksione të veçanta kanë filluar nga puna. Këto punime konsistojnë në rikonstruktimin e tre kalatave. Pas studimit gjeologjik firma arabe, pret të ndërhyjë në kalatën nr.6. E gjithë kjo punë që ka kthyer portin e Durrësit, në një kantier të vërtet ndërtimi, ka për synim shndërrimin e tij në një port të denjë për të qenë porta e Korridorit të 8-të./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti