“Engjëj dhe djaj”, thriller më i ri i Ron Honuard bazuar në romanin bestseller me të njëjtin titulli i autorit Dan Brown, ka mbërritur vetëm pak ditë pas premierës botërore edhe në kinemanë shqiptare.

Një vllazëri antike sekrete, ndër më të fuqishmit në histori, Të përndriturit, të betuar shumë shekuj më parë për të shkatërruar kishën katolike, janë rikthyer sërish në skenë dhe këtë herë janë shuam pranë arritjes së qëllimit. Një profesor brilant i simbologjisë fetare, Robert Langdon ka shumë pak kohë  për të kuptuar çfarë thuret kundër Vatikanit. Një mister i frikshëm që luhet mes vrasjesh të reja dhe vendosjes së një bombe mu në zemër të Vatikanit.

Lando dhe shkencëtarja e bukur Viktoria Vetra vrapojnë kundër vrasësve në një pistë që duket si pafund mes kishash romane në kryqe të përflakur, varre ndër më të thellat deri tek kubetë madhështore të katedraleve të Vatikanit.

Sonila Meço: “Regji e jashtëzakonshme, libër i jashtëzakonshëm. Filmi ishte më action, normalisht kur kam lexuar librin simbolika luante, ndoshta sepse fjala e ka fuqinë më të madhe dmth e ndihmon imazhin për tu zhvilluar më shumë sesa ato direkte.”

Gjergj Bojaxhi: “Film i fortë, e kishin bërë pak heroik, ecte shumë shpejt nga ky këndvështrim, Megjithatë ishte kënaqësi për ta parë.”

Jonida Maliqi: “Mund të them që më la përshtypje shuam të mira, më të mira madje se Kodi i Da Vinçit.”

Xhevdet Feri: “Kinematografi shumë e mirë, por për sa i takon përmbajtjes një lloj manpulimi mençurish i avancuar.”

Thrilleri “Engjëj dhe djaj”  duket se këtë herë nuk ka hasur kundërshtimin e Vatikanit, i cili i ka dhënë OK, shfaqjes së tij duke e quajtur një krijimtari të fantazisë njerëzore që nuk polemizon figurën e kishës katolike./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani