Arifi: Fondi do të përdoret për arsim dhe kulturë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me shpresë se do ta shohin realizimin përfundimtarë të një fondi nga Kosova dhe Shqipëria. Një zyrë e cila në këtë zonë me shqiptarë në Serbi që do të kishte buxhet prej disa miliona eurosh për të ndihmuar ekonominë, por edhe projektet e arsimit dhe kulturës është kërkesa e shqiptarëve për dy qeveritë.
Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit, thotë se kjo është një ndihmë shumë e madhe dhe e paharrueshme për shqiptarët. Politika shqiptare në Serbi thonë se nuk kanë arritur që të krijojnë mundësi për të zhvilluar ekonominë këtu. Dhe, shumica e shqiptarëve që kanë bërë zgjidhje kanë ikur jashtë qyteteve ku jetojnë.
Shqiptarët kanë apeluar në vazhdimësi për ndihmë nga Prishtina e Tirana që të lobojnë edhe tek Serbia, por edhe tek ndërkombëtarët për të drejtat e tyre.
Tv Klan