Të dyja vendet do shpallin bashkëpunimin energjetik
Kosovës dhe Shqipërisë i është kërkuar që në mbledhjen e radhës ndërmjet dy qeverive që do të mbahet këtë muaj të shpallin një datë për bashkimin energjetik.
Marrëveshja kornizë e bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike ndërmjet të dyja vendeve e nënshkruar javën e kaluar po shihet si pozitive dhe që do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrecës në treg.
Drejtori i programit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë” në Instituti për Politika Zhvillimore Dardan Abazi vlerëson se ky bashkëpunim do të ndikojë edhe në çmimet e energjisë.
“Bashkimi kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit, ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta”.
INDEP për realizimin e këtij programi ka realizuar intervista me shumë persona kompetentë që kanë ndikim në fushën e energjisë.
“Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm”.
Marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar ndërmjet ZRRE-së Enti Rregullator të Energjisë së Shqipërisë (ERE), OST dhe KOSTT përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.
Tv Klan