Shqipëria përfaqësohet në sesionin e 63-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara me presidentin Bamir Topi, i cili shoqërohet edhe nga ministri i jashtëm Lulzim Basha. Presidenti Topi pritet të mbajë edhe një fjalim në asamble, ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në New York, ai ka zhvilluar takimin me homologun e tij slloven Danilo Turk, atë turk Abdullah Gul dhe sekretarin e përgjithshëm të KE Terry Davids.

Në bisedat mes tyre është folur për arritjet dhe sfidat integruese të Shqipërisë, rolin pozitiv të vendit tonë në Ballkan si dhe perspektivat e shtetit të Kosovës.

Një agjentë të ngjeshur takimesh ka patur edhe ministri i punëve të jashtme Lulzim Basha, i cili është takuar me homologun boshnjak dhe atë malazez me të cilët ka trajtuar çështje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në shërbim të fqinjësisë së mirë.

Një tjetër takim ishte edhe ai me ministrin e jashtëm të Holandës. Biseda mes tyre është fokusuar në çështjen e liberalizimit të vizave dhe reformat integruese të Shqipërisë./tvklan.al