“Shqipëria synon marrëdhënie dypalëshe me Serbinë të zhvillohen në një klimë pozitive pa paragjykime dhe kushtëzime”, kështu është shpreh Presidenti Bamir Topi në një intervistë për agjencinë serbe “Beta”. Topi vlerësojë marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit duke thënë se bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë në interes të dy vendeve por edhe të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Përsa i takon Shqipërisë ka shtuar Topi, ajo do të bëjë gjithçka që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zhvillohen normalisht, e ardhmja e rajonit ka komentuar ai është Integrimi Euroatlantik, duke bërë thirrje për një afrim sa më të shpejtë të Serbisë, si pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor me Brukselin.
Topi është fokusuar në çështjen e Kosovës, duke thënë, se pavarësia e saj ishte zgjidhja politike më e duhur jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjithë rajonin. Pavarësia e Kosovës përbënte dhe makthin e fundit politik, por edhe psikologjik të zgjidhjes përfundimtare të procesit shpërbërës të ish-Jugosllavisë. Pavarësi, e cila respektojë një proces të rëndësishëm dhe transparent të monitoruar nga faktori ndërkombëtarë, tha ai.
I pyetur mbi krijimin e supozuar të Shqipërisë së madhe Presidenti Topi ka nënvizuar se Shqipëria ka projektuar të ardhmen e saj në mënyrë të palëkundur në NATO dhe BE, ku edhe Kosova kërkon të hyjë ashtu si dhe Serbia. Brukseli ka thënë Topi është një familje ku çdo vend duhet të hyj në me standarde të plotësuara dinjitet, identitet dhe të qëndrojë si i barabartë mes të barabartëve. E ardhmja e shqiptarëve nuk është Shqipëria e madhe ka thënë ai, por Europa e madhe./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
Montazh: Vilma Halilaj