Kështu është pritur kryeministri Sali Berisha në Prizren vetëm pak minuta para se atij t’i jepej titulli qytetar nderi.

Një pritje madhështore si në ditën e parë të vizitës në Prishtinë, me qindra qytetare qe shfrytëzuan rastin për ta takuar personalisht kreun e qeverisë shqiptare, të cilin kosovarët e njohin tashmë si liderin e kombit.

E pas kësaj pritje të ngrohtë, në prani të kryeministrit Thaçi, zyrtareve të tjerë të larte të Prishtinës dhe përfaqësuesve të delegacionit shqiptar, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramdan Muja i dorëzoi titullin e nderit, për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës.

Ramdan Muja: “Me vendimit historik të shpalljes suaj, qytetar Nderi të Prizrenit, ma besoi mua t’ju ndaja këtë titull në emër ët të gjithë qytetarëve ët komunës së Prizrenit.”

Kryeministri Berisha e cilësoi një moment të veçantë nderimin e bërë nga komuna e Prizrenit dhe ka premtoi se do të bëjë çdo përpjekje që ky qytet të jetë i prekshëm lehtësisht nga të gjithë shqiptaret, duke u fokusuar kështu tek lidhjet rrugore e madje edhe hekurudhore.

Sali Berisha: “Ëndrra e të gjithë shqiptarëve sot është realitet. Por vij gjithashtu me gëzim ët madh sepse ju gjatë muajt të fundit prisni me qindra e qindra vizitorë çdo ditë nga Tirana dhe kjo falë rrugës së ndërtuar. Çfarë dua tu garantoj, ai është hapi i parë madhor dhe i rëndësishëm, por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet zoti kryetar që ai të mos jetë i fundit. Do bëjmë çdo gjë që të ndërtojmë hekurudhën, të vendosim linjë hekurudhore.”

Ndërsa kryeministri Thaçi e ka falënderuar edhe njëherë kreun e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Berisha ka patur për shpalljen e pavarësisë, por edhe në njohjen e shtetit të ri.

Hashim Thaçi: “Ju falënderoj në emër të shtetit të Kosovës për kontributin edhe tuajin të madh që e keni afruar edhe Prizrenin edhe Kosovën me Tiranën e bregdetin, me Durrësin. Ju falënderojmë për rrugën. Ne bashkërisht e fituam lirinë e Kosovës, bashkërisht e ndërtuam dhe e shpallëm e po fitojmë njohje për shtetin e Kosovës nga e gjithë bota. Po punojmë bashkërisht për të ndryshuar edhe Shqipërinë edhe Kosovën.”

Titulli Qytetar Nderi i Prizrenit është nderimi i tretë që i behet kryeministrit Berisha në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Ai është nderuar gjithashtu me Medaljen e Artë të Lirisë nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës. /tvklan.al