Shndërrimi i ishullit të Sazanit në zonë turistike vjen pas sukseseve të policisë shqiptare. Ky është prononcimi i Ministrisë së Rendit Publik, një ditë pas prezantimit nga Komiteti i Turizmit të projekteve turistike në Sazan. Policia shqiptare, në bashkëpunim me homologët kryesisht italian kanë realizuar projekte të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve klandestine dhe ka qenë pikërisht Sazani pika kyçe e vrojtimit në ndalimin dhe parandalimin e trafikut.

Realizimi i projektit “Disneyland” në ishullin e Sazanit, Ministria e Turizmit e konsideron jo vetëm si një atraksion turistik, por dhe si një mbështetje ndaj policisë shqiptare në luftën kundër krimit dhe trafikut. Njëkohësisht zbatimi i këtij projekti sipas Ministrisë së Rendit rrit detyrimet e saj jo vetëm për turistët shqiptarë me të huajt që do të popullojnë Sazanin, por dhe partnerët perëndimore./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj