Lajme Arkiva 2003
Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku i ka premtuar kryeredaktorit të Vizion Plus se incidenti mes tij dhe ministrit të Rendit Luan Rama do të shihet me përparësi nga ana e organit të kuzes.
Kështu deklaruan burimet zyrtare të organit të akuzës. Kështu deklaruan burimet zyrtare të prokurorisë së përgjithshme, lidhur me takimin që ka pasur dje gazetari Babaramo me kryeprokurorin Sollaku.
Babaramo ka paraqitur versionin e ngjarjes sipas të cilit ai është dhunuar nga ministri i Rendit Rama dhe truprojat e tij.
Ndërkohë që kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës organi qendror i akuzës pohon se ai do të regjistrohet si dosje vetëm nëse eliminohen elemente të veprës penale nga ana e ministrit të Rendit.
Nëse ndodh kjo ligjërisht parashikohet që prokuroria ti kërkojë kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit për zotin Rama për ti lënë rrugë ndjekjes penale ndaj tij.
Akuza është ende në fazën e verifikimit për përgjegjësitë penale të ngjarjes të ndodhur 3 ditë më parë në Pub Rozafa, ndërsa festohej nga socialistët fitorja e zgjedhjeve vendore./tvklan.al