Lajme Arkiva 2003
Prokuroria ka filluar ndjekje penale pas kallëzimit të një punonjëse të Ministrisë së Rendit se është rrahur nga një oficer në ambientet e Ministrisë. Makbule Zili shprehet së është dhunuar pasi është ankuar te eprori se bashkëshortja e një oficeri është emëruar në një detyrë brenda Ministrisë duke përfituar nga pozicioni i bashkëshortit.
Makbule Zili: Degjenerimi në dhunë u shkaktua se zoti Foto Xheli kur më tha mua nuk ke të drejtë të kërkosh vend pune, ke të drejtë të shkosh te ministria e burrit tënd se kjo ministri është për ne dhe për gratë tonë. Unë i thashë ministrinë zoti Foto nuk e ke privatizuar dhe ne që jemi pa përkrahje, ne rrihemi nëpër zyra. Skena e dhunës kur unë i thashë këto fjalë ai më qëlloi, më goditi me grushta, me duar. Më ka tërhequr zvarrë që të më nxirrte nga zyra në një kohë që vijnë oficerët. I bërtasin: Lëshoje! Dil përjashta! Pas çerek ore e lë zë zyrën hapur mua më bie të fikët.
Ende me shenjat e goditjeve në trup dhe e pushuar nga puna Makbule Zili është paraqitur në zyrën në mbrojtje të qytetarëve.
“Menjëherë pas denoncimit që ka bërë zonja Makbule Zili ne kemi dërguar një shkresë drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, zoti Bajram Ibro dhe nuk kemi marrë asnjë informacion që nga ai moment”.
Ministria e Rendit dhe policia e shtetit nuk kanë dhënë ende një qëndrim apo një sqarim zyrtar për çështjen në fjalë ndërsa oficeri Foto Xheli vazhdon të kryejë detyrën e tij në ministri megjithëse Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën ushtrim dhunë në rrethana rënduese./tvklan.al