Shkrimtari Fatos Kongoli, vjen sërish pranë lexuesve me një roman të ri. “Bolero në azilin e pleqve”, titullohet titulli më i fundit i shkrimtarit, promovimi i të cilit u bë në Akademinë e Shkencave. Në qendër të romanit është një infermiere përmes të cilës autori përshkruan tranzicionin e pas viteve ’90 dhe pasojat që sollën në botën e brendshme të shqiptarëve. Për këtë arsye Fatos Kongoli, është konsideruar dhe si shkrimtari i tranzicionit në letërsinë shqipe.

Fatos Kongoli: “Kur kam shkruar këtë roman, një pjesë e madhe të cilën e kam shkuar duke qenë jashtë vendit. Kam qenë më një ngarkesë emocionale shumë të madhe, si me thënë, dua të përdor atë shprehjen që thotë “kam ecur në tehun e një brisku”.

Fatos Kongoli, në më pak se 20 vjet ka shkruar 10 Romane. Librat e tij janë botuar dhe përkthyer në shumë gjuhë të huaja, gjithashtu Kongoli është dhe fituesi i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare./tvklan.al

Operator: Beni Haxhiaj