Kryeministri Edi Rama e cilësoi skiatoren Lara Colturi si “Princesha e dëborës”.

Colturi, një italiane e lindur dhe rritur në Itali, përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë.

Sipas saj, Shqipëria po ndryshon në sajë të lidershipit të Kryeministrit Rama.

Colturi i dhuroi Ramës një fotografi të saj duke bërë ski. Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të parë në podium në Nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Slalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.

Klan News